Inside Story/ Frymëzuese, fëmija i braktisur nga familja sakrifikon për të ndihmuar të tjerët

Pse kjo kategori fëmijësh kryesisht është e destinuar të jetojë me trauma? Pse shteti hesht dhe përpiqet të mbulojë skandalet jo të pakta që lidhen me dhunën që përjetojnë fëmijët në qendrat e kujdesit shtetëror?

Pse kjo kategori fëmijësh kryesisht është e destinuar të jetojë me trauma? Pse shteti hesht dhe përpiqet të mbulojë skandalet jo të pakta që lidhen me dhunën që përjetojnë fëmijët në qendrat e kujdesit shtetëror?

”Ne kemi mentalitetin që gjithë ç’ndodh, përderisa nuk ndodh në pragun tonë, mos u përzie, është punë e të tjerëve. Të njëjtin mentalitet që e kemi ne si shoqëri e gjejmë të zbatueshëm gjerësisht në të gjitha institucionet shtetërore. Kjo e bën edhe më të dhimbshme fenomenet ndaj fëmijeve si dhuna, trafikimi, abuzimi, etj. Institucionet që duhet të jenë në pararojë të kësaj lufte janë gjithmonë të fundit. Ndërkohë që qytetarët paguajnë taksa çdo ditë” Altin Azizaj, Drejtor i Qendrës për të Drejtat e Fëmijëve.

Por, le të kthehemi edhe njëherë te historia e të riut që trajtuam. Ai sot ka gjetur forcat dhe dramën e jetës e ktheu në forcë. Një forcë, që e ka orientuar të gjejë veten në tregun e punës.

Sokoli është shefi i kuzhinës ku djali i braktisur fëmijë që sot është 20 vjeç punon dhe meson të perfeksionojë zanatin e kuzhinierit. Ai e ka parë të riun tek punonte te një market aty pranë restorantit teksa ushqehej me mbeturinat që biznesi duhet të hidhte në plehra.

“Më bëri përshtypje sepse doli nga supermarketi me një qese dhe ia dha shokut të tij. E dëgjova bisedën e tyre që I thoshte “mos u mërzit sepse do të ndihmoj unë që të mos flesh jashtë. E pyeta çfarë problem ka shoku dhe më tha e kanë nxjerrë nga qendra sociale dhe nuk di se ku do të flerë. Pronari ku kam shtëpinë nuk më pranon njerëz në shtëpi.

Jam I detyruar ta ndihmoj. Më bëri përshtypje sepse 60 mijë lekshin e fundit që kishte ia dha shokut për të paguar hotelin. Kjo më bëri përshtypje të jashëtzakonshme dhe mbasi e pyeta nga vjenmë tha vij nga shtëpia e fëmijës. Më bëri përshtypje për zemrën” u shpreh shefi Kuzinës.