Ilir Meta paralajmëron: Aksioni opozitar do të përshkallëzohet deri në triumf!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka paralajmëruar se aksioni opozitar do të përshkallëzohet deri në triumfin, siç thotë ai të padiskutueshëm të opozitës.

Gjatë një takimi me ekipin drejtues të PL në Njësinë nr.7 kreu i PL-së theksoi se ndryshimi do të nisë nga Tirana, ndërsa tha se Shqipëria u përket të rinjve.

Meta po ashtu falënderoi të rinjtë, të cilët janë të angazhuar për kauzat që mbron Partia e Lirisë.

“Kënaqësi të falenderoja sot ekipin drejtues të Partisë së Lirisë në Njësinë Nr. 7 të kryeqytetit për angazhimin e tyre të vendosur për kauzat që mbron Partia e Lirisë dhe aksionin tonë opozitar i cili do të përshkallëzohet deri në triumfin e padiskutueshëm të opozitës. Ndryshimi nis nga Tirana për Shqipërinë që u përket të rinjve!”, shkruan Meta në Facebook.

Kujtojmë se Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike organizuan një protestë kombëtare më 12 nëntor, ku kërkuan largimin e kryeministrit Edi Rama.

Një ditë më parë, Berisha ka njoftuar se protesta e radhës do të jetë në dhjetor, por nuk dha më shumë detaje.