I akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet sërish seanca për turkun Faruk Ozer

I akuzuar për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet sërish seanca për turkun Faruk Ozer

3d8665c8 E384 4f3c Aa39 A3fe1df422e3

Është shtyrë për herë të katërt seanca për ekstradimin e shtetasit turk Faruk Ozer.

Më herët avokati Klodian Skënderi më herët pati kërkuar përjashtimin  e gjyqtarit.

Ndërkohë sipas burimeve zyrtare avokati i tij mbrojtës ende nuk ka depozituar kërkesën me shkrim për shkarkimin e gjyqtarit të çështjes dhe kjo e hënë është afati i fundit.

Ndërkaq në seancën e sotme u dëgjuan vetëm pretendimet e avokatit mbrojtës i cili kërkon mos ekstradimin e Faruk Ozer në Turqi, pasi sipas tij ka rrezik për jetën. Ndër të tjera avokati Skënderi ka kërkuar që gjykata e Elbasanit të mos nxitohet lidhur me vendimin.

Lajme.online