Gjykata nuk ndryshoi vendimin për mbylljen/ Reagojnë prindërit e “Zubejde Hanim”: Në Albanistan jemi, drejtësia kukull u dëshmua sërish

Gjykata nuk ndryshoi vendimin për mbylljen/ Reagojnë prindërit e “Zubejde Hanim”: Në Albanistan jemi, drejtësia kukull u dëshmua sërish

Auto Kopshti1668265899

Prindërit e fëmijëve të kopshtit të mbyllur Zubejde Hanim me anë të një deklarate të bërë publike ditën e sotme kanë bërë me dije se pas seancës mbi padinë e paraqitur nga ta në lidhje me mbylljen e kopshtit se, “ligësia” e të fortit përballë të dobëtit ishte e vetmja fjalë që mund ta përshkruante këtë seancë.

Sipas tyre lënia në fuqi e vendimit për mbylljen e këtij institucioni dëshmoi sërish ‘drejtësinë kukull’ që sipas tyre triumfoi edhe kur përballë iu vendosën dhjetëra argumente nga avokati i çështjes dhe prindërit paditës.

“Padrejtësitë e Drejtësisë Shqiptare sërish nuk na zhgënjyen!

Sot, në Gjykatën Administrative Tiranë, u zhvillua seanca e radhës në lidhje me padinë e paraqitur nga 134 prindër dhe fëmijë nga Kopshti Zubejde Hanim, për anulim të vendimit për mbylljen e tij nga Ministria e Çedukimit dhe Sportit!

“Ligësia” e të fortit përballë të dobëtit ishte e vetmja fjalë që mund ta përshkruante këtë seancë, nga sekonda e parë e deri në të fundit, kur Afërdita, shprehu vendimin, që sërish la të pandryshueshëm raportin e saj pozitiv në favor të çështjeve që lidhen me institucionet qeveritare deri në 100% të rasteve që ka gjykuar në lidhje me ta. Afërdita, nuk na zhgënjeve!

Drejtësia kukull u dëshmua sërish edhe kur përballë dhjetëra argumenteve të paraqitura në seancë nga avokati i çështjes dhe prindërit paditës, sërish triumfoi amatorizmi profesional, deri në nivele çiraku, i juriçkave që përfaqësonin Ministrinë e Çedukimit, të cilat u paraqitën në seancë pa njohur edhe palën paditëse. Por pavarësisht kësaj, Afërdita vendosi sërish pro tyre, duke mos na zhgënjyer. Bravo, Afërdita!

Tmerri më i madh është gropa që juriçkat e Ministrisë së Çedukimit raportuan plot krenari se nga 253 fëmijë që kanë qenë në kopshtin Zubejde hanëm, 62 prej tyre na qenkëshkërkan regjistruar në kopshte private, statistikë kjo e pas dy muajve nga mbyllja e kopshtit. Ndërkohë, këto juriçka, jo vetëm që nuk na treguan për fatin e 192 fëmijëve të tjerë që u është mohuar e drejta universale e arsimimit, por nuk qenkan interesuar as për fatin e 54 fëmijëve paditës, sepse sipas tyre këta na qenkëshkërkan minorenë dhe s’mund të hulumtojnë në lidhje me fëmijë të vegjël! Pika që s’u bie! Ato që i hodhën në rrugë dhe i lanë në mëshirë të fatit, sot na menduakan për privatësinë e tyre! Hape dhe!

Nuk mjaftuan 17 akt-ekspertiza të zhvilluara nga psikologë të licensuar që vërtetonin dëmin e atëçastshëm të fëmijëve, që sot vuajnë mungesë të gjumit, urinim në krevat, sjellje të pakontrolluara, kthim pas në sjelljet e tyre fëminore, e shumë simptoma të tjera, që jo vetëm asnjë nënë e baba, por as edhe një kafshë, majmun, lopë, luan e luaneshë s’do ta pranonte tek të vegjlit e tyre. Situata sot është akoma më e rëndë, pasi ato vlerësime psikologjike janë bërë menjëherë pas mbylljes së kopshtit. Por, prapë, Afërdita e pranon duke mos na zhgënjyer sërish. Bravo, Afërdita!

Nuk mjaftoi as pyetja e Francit, avokatit të çështjes sonë, për të qartësuar nga juriçkat e Ministrisë së Çedukimit për rastin e fëmijës që ishte refuzuar nga kopshtet publike, sepse mungonte higjiena për fëmijë me ndjeshmëri të veçanta në lidhje me pastërtinë. Dhe e dini përgjigjen e juriçkës së Ministrisë së Çedukimit? Ne nuk jemi në dijeni të këtij rasti. Pra, juriçka na kishte ardhur në seancë pa u njohur me provat kundër tyre. E kështu është kur krahët i ke të ngrohtë dhe je e bindur se në fund të seancës do të flasë sërish absurdi.

Ç’problem ka? Ne Albanistan jemi!
As kjo gjë nuk e bindi gjyqtaren Maho, e cila fiton sërish një përgëzim të veçantë për qëndrueshmërinë e saj në raport me interesin e qeverisë, dhe jo të qytetarit dhe publikut, nga taksat e së cilit paguhet në fund të çdo muaji. Bravo, Afërdita! Vendime të tilla që rënduan mbi ne rëndofshin dhe të shoqërofshin ty dhe fëmijët e tu në çdo hap të jetës! Fëmija jot, zonjë, nuk ka asgjë më shumë se sa fëmijët tanë!

A qajnë burrat?
Jo shpesh. Por sot kishte shumë baballarë që qanë, sepse kur bëhet fjalë për interesin e fëmijës, burrat bëheshin edhe më të vegjël se të vegjlit e tyre. Nuk mjaftuan as lotët e burrave që treguan historitë e dhimbshme me fëmijët e tyre, vuajtjet dhe torturat që po heqin në këto ditë ferri për ta, ku shteti shfrytëzon interesin tim si publik për të më mbrojtur, duke shkelur pikërisht mbi interesin dhe dëshirën time për të vendosur i lirë. Nuk mjaftuan as lotët e nënave që u shprehën aty me historitë e trishta të fëmijëve të tyre. Veç një gurë i mykur e i mbuluar nga myshqet e qelbur të ujit të ëmbël mund të mos reagonte ndaj kësaj situate. Por, Afërdita sërish e bëri, bëri atë që di të bëjë më mirë, të shkelë mbi të drejtën e fëmijës, të nënës së lënduar dhe babait të prekur, që shkel edhe mbi burrërinë e tij kur bëhet fjalë për fëmijën. Afërditë, sërish nuk na zhgënjeve. Në kokën e fëmijëve të tu me ngjarje të tilla!

Nuk mjaftoi as leksioni moral i avokatit Isuf Shehu, nga më fantastikët që ajo sallë kishte dëgjuar ndonjëherë, në lidhje me detyrimet jo vetëm ligjore, por edhe morale të trupave gjykues në gjykimin e çështjeve. Isuf, miku ynë, ti ishte shumë lartë për tu kuptuar nga ato që kishe përballë. Ata ishin të shurdhët, ishin memecë ndaj gjithçkaje që u fole ti dhe ne bashkë.

E ne prindërit, sërish dolëm kokulur prej aty, me sytë e përlotur, duke menduar se çfarë do t’u thonim të vegjëlve tanë që prisnin tek dera gjykatës. Çfarë mund t’i thoshte babai të birit 4 vjeç që nesër ka datëlindjen dhe si dhuratë i kishte kërkuar hapjen e kopshtit? Si mund t’i përgjigjej babai vajzës që vrapoi drejt tij në derën e gjykatës, më sytë e përlotur e plot shpresë kur e pyeti “Babi, a do të hapet kopshti?”.

Po, ne prindërit e kopshtit të mbyllur Zubejde Hanëm, do të jemi sërish këtu, për të luftuar deri në fund, për t’i dhënë këtij vendi një leksion të vërtetë demokracie, se herët a vonë drejtësia do të triumfojë. Ndoshta jo për fëmijët tanë, sepse ata do të rriten e do të jetojnë fatin e tyre, por për të gjithë fëmijët shqiptarë, që nesër të mos përballen me këtë drejtësi të padrejtë, me këtë politikë kërmë.

E në fund të gjithë kësaj, teksa jemi të pafuqishëm për të ndryshuar me dorë këtë padrejtësi të madhe, teksa jemi të pafuqishëm për ta ndryshuar me fjalë këtë goditje, së paku me zemër, u lëshojmë mallkimin më të madh, e pësofshi në familjet tuaja, në të sotmen, në të ardhmen dhe brezat që do t’ju pasojnë! Ju jeni turpi i fëmijëve tuaj, turpi i prindërve tuaj, turpi i familjes suaj, turpi i shqiptarisë, turpi i njerëzimit”, u shprehën ata.

Lajme.online