“Fitorja e 14 majit, e jashtëzakonshme”, Meta: Rama do shkojë para drejtësisë! Do ketë kujdes mjekësor dhe…

“Fitorja e 14 majit, e jashtëzakonshme”, Meta: Rama do shkojë para drejtësisë! Do ketë kujdes mjekësor dhe…

Meta Ilir

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është shprehur i bindur në fitoren e  opozitës në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai ka deklaruar se opozita është në rrugën e duhur, megjithatë shtoi se kryeministri Edi Rama do të largohet e dërgohet para drejtësisë për gjithçka që ka kryer.

“Më 14 maj do jetë një fitore e jashtëzakonshme. Koha do ta tregojë. Opozita është në rrugën e duhur, ka nevojë të jetë me e shpejtë dhe më e unifikuar.

Rama do të shporret dhe do të shkojë para drejtësisë sipas ligjeve të tij. Edhe kujdesin shëndetësor do ta ketë”, tha ai.

Lajme.online