Është shtatzanë? Bora Zemani jep përgjigjen përfundmitare!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.

Ditë e sotme si rrallëherë, Bora ka vendosur të publikojë një ‘Ask’ në Instastory, ku të gjithë ndjekësit e saj i kanë drejtuar pyetje të shumta dhe Bora ka vendosur tu përgjigjet disa prej tyre. Për shkak se për disa kohë është aluduar se Bora mund të jetë shtatzanë, duke përfituar nga një pyetje e tillë që ndjekësit i kanë drejtuar, më në fund Bora vendosi të përgjigjet publikisht, duke e mohuar kategorisht këtë gjë dhe duke i dhënë kështu fund të gjitha aludimeve.

“A je me të vërtetë shtatzanë?”- e pyetën ndjekësit Borën.

” Joooo”- ishte përgjigjja e prerë.

Data 5 nëntor shënon përvjetorin e lidhjes së Borës dhe Donaldit, një ditë shumë e veçantë për ta, një ditë e cila mori vëmendje shumë të madhe edhe vitin që shkoi, kur Donaldi ishte banor i shtëpisë së “Big Brother ViP” dhe atyre u desh ta festonin larg njëri-tjetrit, por deklaratat dhe gjestet nuk munguan. Këtë vit, Bora e ka rikujtuar përvjetorin e tyre gjatë spektaklit të “Dancing With the Stars”, sapo ora shënoi 00:00 dhe arriti data 5 Nëntor.  Donaldi ka postuar disa foto me Borën në Instagram, ku duken të përqafuar me njëri-tjetrin. Pas shumë ngjarjeve që ndodhen që prej përvjetorit të shkuar, data 5 Nëntor e këtij viti i gjeti përsëri bashkë dhe të dashuruar.