“Edi Rama o hajdut boll vodhe shko në burg”, Berisha-partnerëve ndërkombëtarë: Mos e mbështesni, nuk do ketë stabilitet pa votë të lirë

“Edi Rama o hajdut boll vodhe shko në burg”, kjo ka qenë fraza me të cilën kryedemokrati Sali Berisha, ka ftuar të gjithë demokratët ti bashkohen dhe t’i tregojnë vendin që meriton pas vjedhjeve që po i bën shqiptarëve sipas tij. 

Ai tha se kësaj qeverie sot i ka ardhur fundi dhe se Ramës nuk i beson më njeri, pasi ka lënë mënjanë premtimet e ka nisur me sharjet.

Berisha u bëri thirrje gjithashtu partnerëve të mos mbështesin këtë qeveri sepse se vetëm një Shqipëri sovrane do të mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për interesat e saj.

“Të gjitha që i ka ndërtuar, i ka ndërtuar bazuar në votën e lirë, në kushtetueshmërinë, zbatimin e ligjit, sot ju bëj thirrje, mos mbështesni regjimin e Edi Ramës sepse është armik i votës së Lirë të shqiptarëve, çdo mbështetje për të është ndëshkim për shqiptarët, nga ky shesh ju deklaroj se Shqipëria nuk do të ketë kurrë stabilitet pa votën e lirë. Stabiliteti dhe bota, shpresa, besimi dhe e ardhmja do të jenë të pandara. Atyre që shohin shqiptarët të largohen me mijëra nga vendi dhe që mendojnë se vërtetë largohen nga varfëria, ruani fondet tuaja e mos ja jepni kësaj qeverie sepse vidhen nga qeveritarët dhe Rama. Sot si në asnjë komb tjetër shqiptarët çdo fatkeqësi natyrore, çdo krizë e përjetojnë si dramë dhe tragjedi kombëtare dhe kjo vetëm për një arsye se Edi Rama i vjedh ata. Në 26 nëntor Shqipërinë e goditi një termet i rëndë ku dhanë shpirt 51 qytetarë, që të gjithë u lanë aty, fondet e tyre u vodhën. Jetojnë në çadra e në kontejnerë, ministrat porosisin byfteqe 1 mijë dollarë, sepse vjedhin dhe vetëm vjedhin, sot Kontrolli i Lartë i shtetit ka gjetur se kjo qeveri ka vjedhur 8.2 mld euro në shtatë vite. Këto nuk janë të vetmet. Janë miliarda euro që po vjedh Edi Rama dhe banda e tij. E vërteta është se vjedhja më e madhe ishte e shpresës dhe besimit, i topiti, i bëri që të mbetën në hallin e tyre ndaj dhe ky miting është sirenë e fuqishme e shpresës për çdo shqiptarë të bashkohet me ne që Edi Ramës ti shkurtojmë ditët e ti presim biletën për aty ku e ka vendin. Edi Rama o Hajdut boll volle shko në burg do të bëhet realitet. Dhjetë vite premtime e mashtrime, por sot i ka ardhur fundi, Ramës nuk i beson më njeri, ka lënë mënjanë premtimet e ka nisur me sharjet, ju jeni burra e gra fisnike, ai që vjedh bën e thotë gjithçka ndaj do e çojmë sa më parë aty ku e meriton. Shqipëria sot është një vasale e të tjerëve, vendimet merren në Beograd por edhe në Ankara. Shkollat mbyllen, të gjitha këto do të marrin fund, u themi partnerëve se vetëm një Shqipëri sovrane do të mund të qëndrojë në përputhje me ligjin ndërkombëtar për interesat e saj. Siç e trajtoni ju Shqipërinë e Ramës punoni kundër Shqipërisë. Për të gjithë shqiptarët në këtë shesh kam një apel, nëse duan të votojnë të lirë të bashkohen me ne në betejën vendimtare.“- tha Berisha.