E kishte ndarë kokainën gati në doza për shitje, policia italiane arreston të riun shqiptar

E kishte ndarë kokainën gati në doza për shitje, policia italiane arreston të riun shqiptar

Policia Italiane 1

Një i ri 24-vjeçar shqiptar është ndaluar në makinën e tij në zonën e San Cesareos në Itali. Atij iu gjetën rreth 400 doza kokainë. Në kontrollin e mëpasshëm të shtëpisë, u gjetën edhe materiale paketimi dhe lista të klientëve për të dorëzuar drogën.

I gjithë materiali u sekuestrua dhe djali u arrestua në paraburgim për shitje droge dhe ndodhet në ‘arrest shtëpie’, siç u vendos nga Gjykata e Tivolit pas vërtetimit të arrestit me gjykim të drejtpërdrejtë.

Kontrollet e agjentëve të komisariatit të Frascatit do të vijojnë edhe në ditët në vijim dhe veçanërisht në zonat e jetës së natës të qytetit dhe vendeve fqinje.

Lajme.online