Dyndja drejt Britanisë së Madhe, Londra dhe Parisi marrëveshje për ndalimin e emigrantëve, ja çfarë parashikohet

Dyndja drejt Britanisë së Madhe, Londra dhe Parisi marrëveshje për ndalimin e emigrantëve, ja çfarë parashikohet

Capture

Mbretëria e Bashkuar dhe Franca janë në prag të arritjes së një marrëveshjeje për të trajtuar migracionin përgjatë Kanalit të La Manche, me një marrëveshje që mund të finalizohet të hënën.

Marrëveshja do të rrisë ndjeshëm numrin e oficerëve dhe vullnetarëve francezë që operojnë në plazhet e Kanalit, ndërsa Franca do të synojë të parandalojë një përqindje “shumë më të lartë” të emigrantëve që të largohen nga brigjet e saj drejt atyre angleze.

Londra dëshiron të sigurojë ndihmën e Francës për të ndaluar emigrantët të kalojnë kanalin e La Manche me gomone, një udhëtim i rrezikshëm që ka rezultuar shpesh edhe me humbje jete.

Pothuajse 40,000 njerëz kanë kaluar Kanalin me varka të vogla deri më tani në vitin 2022, zbulon një hulumtim nga BBC. Në vitin 2020, kjo shifër ishte 8,404. Më shumë se gjysma e këtyre njerëzve janë nga Shqipëria (18%), Afganistani (18%) dhe Irani (15%).

Telegraph, një gazetë e përditshme britanike, tha se Franca do të binte dakord për krijimin e një qendre të përbashkët kontrolli ku do të vendosen zyrtarët britanikë të imigracionit.

Të pyetur nga mediat britanike, zyrtarët nga të dy vendet nuk pranuan të komentojnë mbi raportimet.

Numri rekord i emigrantëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar ka bërë presion mbi kryeministrin e ri britanik për të gjetur një zgjidhje efektive.

Javët e fundit, zyrtarët e Mbretërisë së Bashkuar janë vënë nën kritika për mbipopullimin dhe kushtet e këqija në qendrat e përpunimit të azilit.

Një tjetër gazetë britanike, Express, tha se një marrëveshje midis Parisit dhe Londrës mund të nënshkruhet javën e ardhshme.

Ka të ngjarë të përfshijë një kontroll më të shpeshtë nga ajri me dronë për të zbuluar emigrantët që fshihen në dunat e rërës përpara se të tentojnë kalimet e rrezikshme me gomone.

Marrëdhëniet midis Britanisë dhe Francës nuk janë në pikën e tyre më të mirë, por janë përmirësuar që kur Sunak mori detyrën muajin e kaluar.

Situata ishte e tensionuar pasi ish kryeministrja Liz Truss vuri në pikëpyetje miqësine e presidentit francez Macron ndaj vendit të saj,  gjatë fushatës së saj për t’u bërë kryeministre.

Kujtojmë se sot shqiptarët kanë mbajtur një protestë në Londër ku kërkuan që zyrtarja britanike Suella Braverman tu kërkonte falje pasi i quajtur shqiptarët që shkojnë në vendin e saj, kriminelë.

Lajme.online