Drama e të moshuarës që jeton e vetme në banesën e dëmtuar nga tërmeti: Pensioni nuk më del as për ilaçe!

Bukurie Metani nga fshati Pinar në kryeqytet jeton e vetme në banesën e saj të dëmtuar nga tërmeti. 76-vjeçarja tregon për emisionin “Vetting” se bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë ndërkohë që fëmijët prej vitesh jetojnë në emigracion.

Ajo thotë se vuan nga disa sëmundje dhe lista e ilaçeve është shumë e gjatë. “Ti tregon nëna, këta janë dy shkarkues, që i pi në mëngjes. Kjo është për zemrën në drekë, që bën 20 e ca mijë lekë. Se sa ka bërë kjo se mbaj mend, çmimin e kanë vetë këtu, që mos tu gënjej. Këto janë ato për frymën, doni ti shikoni edhe kjo ashtu, do ti tregoj të gjitha, mos dal gënjeshtare se është turp. Këto i kam ka 4 vjet. Po ti llogarisësh të gjitha shkojnë shumë.

Të nxjerr ata që shkojnë më shumë, ata të ritmit të zemrës, kjo shkon 60-70 mijë lekë, llogarite 30 ditë nga 2 mijë lekë, 60 mijë lekë në muaj vetëm kjo. Kjo është për darkë. Kjo është çdo 10 ditë nga një pako kështu, llogarite nga një 10 mijë lekësh, në muaj duhen 30 mijë lekë”.

Ajo thotë se fëmijët nuk janë në gjendje të mirë ekonomike që ta ndihmojnë megjithatë, ata përpiqen ti gjenden me sa mundësi kanë. “Më sjellin gocat ndonjë gjellë, si të munden, mi dërgojnë me ndonjë, ose vijnë 5 minuta me sjellin për të ngrënë dhe ikin. Këta thasët me miell kush ti ka sjellë? Mi ka sjellë djali i gocës. Kur kam fuqi e bëj vetë kur skam fuqi e kam blerë.

Sot e kam blerë se skam fuqi të gatuaj. Mora dy bukë sot, po ha një javë me të, se kush ka për të ngrënë, unë kam mbaruar, s’më hahet asnjë gjë. Gjithë këto vezë, kam 4 pula, kam bërë pak fërgesë mbrëmë. Këtu fle, mbrëmë jam ndërruar njëqind herë, dua të shkoj sipër nuk kam drita, shkoj ditën se kam qejf të ri atje dhe nëse bie ndonjë tërmet shkoj të ri tek shtëpitë e reja. Po më thonë do vimë do vimë. Nuk kam dru ta ndez sobën, e ndez me këto të misrit, i kam marrë nga kunata ime”.