Divorci me Man. United, i pashmangshëm, Ronaldo drejt gjigantëve gjermanë

Dalin në dritë informacione të reja për të ardhmen e Cristiano Ronaldos. I gjithë fokusi është të zbulohet se ku do të luajë portugezi pas intervistës së fundit, ku e bëri të qartë se divorci me United është firmosur.

Shefi ekzekutiv i Bayernit, Oliver Khan, konfirmoi në korrik se Bayerni e ka pasur në konsideratë nënshkrimin e Ronaldos, por tha se nuk i përshtatej filozofisë së klubit.

Gjermanët gjithashtu hezitonin të paguanin pagën e lojtarit prej më shumë se 500 000 eurosh në javë, pasi shpenzuan 35 milionë euro për Sadio Mane si zëvendësues të Robert Lewandowskit. Sidoqoftë, Bayerni ka rikthyer interesin për luzitanin pasi dyshimeve që kanë lindur për gjendjen fizike të Manesë dhe pasigurinë mbi të ardhmen e Eric Maxim Choupo-Moting.

CR7, siç ndodhi në verë, është në kërkim të një klubi. Prioriteti i tij është të shkojë në një ekip që luan në kompeticionet evropiane. Mbetet për t’u parë nëse Bayerni do të pranojë ta marrë sulmuesin tashmë 37 vjeç. Bundelisga dhe Ligue 1 janë të vetmet kampionate kryesore në Europë ku Ronaldo nuk e ka provuar veten./ Super Sport