Dita nis me shi, por kushtet e motit përmirësohen gjatë pasdites, parashikimi për sot

Edhe kjo e mërkurë nis me reshe shiu në të gjithë vendin.

Reshje të dendura do të ketë kryesisht në zonat veriore dhe jugore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim gradual të kushteve të motit, duke lënë reshje të izoluara vetëm në zonat malore.

Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjesit dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 17°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi kryesisht jugperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 4 ballë.