Dhëmbët në fosilin e peshkut të lashtë zbulojnë shenjat më të hershme të gatimit

Qeniet njerëzore kanë përdorur zjarrin për të gatuar ushqim qindra mijëra vjet më herët nga sa mendohej më parë, thanë një grup studiuesish nga Izraeli.

Ata gjetën prova në fosilin 780,000-vjeçare të një peshku të madh të ngjashëm me krapin e zbuluar në Izraelin verior.

Shkencëtarët vunë në dukje se kalimi nga ngrënia e ushqimit të papërpunuar në ushqimin e gatuar kishte implikime dramatike për zhvillimin dhe sjelljen njerëzore.

Dëshmia e mëparshme më e hershme e gatimit daton rreth 170,000 para Krishtit.

Fosilet e peshkut prej dy metrash u gjetën në sitin arkeologjik Gesher Benot Yaaqob. Studiuesit studiuan kristalet nga smalti i dhëmbëve të peshkut. Mënyra se si ishin zgjeruar kristalet ishte një shenjë se ato nuk ishin ekspozuar ndaj zjarrit të drejtpërdrejtë, por ishin gatuar në një temperaturë më të ulët.

“Fitimi i aftësive të nevojshme për të gatuar ushqimin shënon një përparim të rëndësishëm evolucionar, pasi siguroi një mjet shtesë për përdorimin optimal të burimeve ushqimore të disponueshme”, tha profesoresha Naama Goren-Inbar nga Universiteti Hebraik i Jerusalemit, e cila drejtoi gërmimin.

Ekipi beson se vendndodhja e zonave në ujëra të ëmbël ofron një të dhënë për rrugën e ndjekur nga njeriu i hershëm në migrimin e tij nga Afrika në Levant dhe më tej. Gjetjet e fundit erdhën nga një studim i përbashkët që përfshin shkencëtarë nga institucionet izraelite, britanike dhe gjermane.