Demokratët ruajnë kontrollin e Senatit pas fitores vendimtare në Nevada

Fatkeqësia e parashikuar për demokratët dhe demokracinë në SHBA nuk ndodhi.

Demokratët ia dolën të mbajnë kontrollin e shumicës së Senatit të SHBA-së pasi fituan një garë të rëndësishme në shtetin e Nevadës.

Rezultatet përbëjnë performancën më të mirë për zgjedhjet e mesmandatit në 20 vjet.Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ishte tepër i kënaqur dhe se ishte koha që republikanët të vendosnin se kush janë ata.

Ndërsa demokrati triumfues Chuck Schumer, tha se rezultatet treguan se populli amerikan kishte hedhur poshtë atë që ai e quajti “retorikë të dhunshme” të Partisë Republikane.

Demokratët do të kenë tani 50 vende në Senat, me republikanët aktualisht me 49.

Vendi i mbetur, Xhorxhia, do të kalojë në balotazh në dhjetor. Në rast se Senati ndahet në mënyrë të barabartë midis dy partive, zëvendëspresidentja Kamala Harris ka votën vendimtare.

Nga ana tjetër republikanët ende mund të marrin kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së pasi votat vazhdojnë të numërohen nga një pjesë e vogël e zonave pas zgjedhjeve të së martës.

Nëse republikanët fitojnë Dhomën e Përfaqësuesve, ata ende mund të pengojnë një pjesë të madhe të agjendës së zotit Biden. Megjithatë mbajtja e senatit ruan epërsinë e demokratëve.