Debati te ‘Ligjet’/ “Nuk urdhëron ti këtu, pusho se ndryshe del jashtë”, Bardhi: Rama nuk firmos vetë, por vendos Belindën

Debati te ‘Ligjet’/ “Nuk urdhëron ti këtu, pusho se ndryshe del jashtë”, Bardhi: Rama nuk firmos vetë, por vendos Belindën

640 0 1668534644xkomisioni I Ligjevejpg 929

Është zhvilluar me debate Komisioni i Ligjeve për Portin e Durrësit. Gjatë fjalës së tij Bardhi ka reaguar me kritika për projektin.

Pas ndërhyrjeve nga drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, Bardhi është përgjigjur ashpër duke iu drejtuar: “Pusho se ndryshe del jashtë.

Pjesë nga debati: 

Bardhi: Po përpiqem të shpjegoj pyetjen time. Përjashtimi nga taksat që ky investitor do shesë a ndikon tek konkurrenca?

Felaj: Ju thanë jo se nuk ka investim tjetër si ky në Shqipëri.

Bardhi: Nuk po flas për tipologji zhvillimi por veprimtari ekonomike, shitje apartamentesh, ka kompani të tjera që kryejnë të njëjtën veprimtari. Kontributi i shtetit do jetë i shtrirë në 20 vjet. Kush është kontributi? Sepse mesa kuptoj nga marrëveshja i vendosni në dispozicion pronën publik kundrejt vlerës 1 euro dhe pasi kalon në llogari.Kush janë kontributet që shteti i jep të shtrira në 20 vite?

Kadia: kur thoni që leja e ndërtimit merret menjëherë, ndikimi në infrastrukturë vijon. Dua të kuptoj shqetësimin tuaj. Kontributi shtetëror shtrihet në 20 vite se 20 vjet shtrihet zhvillimi i projektit.

Bardhi: Leja do merret pas 20 vitesh ndaj taksa do paguhet pas 20 vitesh? Ky do ndërtojë në ajër dhe kontributi do merret pas 20 vitesh. E kam marrë un fjalën e nuk mund t’ja japësh dikujt tjetër pa mbaruar unë

Bushka: Punë forcë vijoni. Mos bëni si i indinjuar tani.

Bardhi: Shqetësimi im është që shteti shqiptar ka vendosur të bëjë biznes dhe humb, del i humbur. Ajo që ke sjellë ti me firmën që nuk është e kryeministrit se ai ve e Belindën të firmosë e ka praktikë pune. Ti mbylle gojën se del jashtë ndryshe. Nuk na urdhëron ti këtu.