Dafina Zeqiri dhe Alban Skënderaj arrijnë suksesin e tyre të parë me “Copa Copa”

Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak unikalitetin e saj duke vazhduar të publikojë projekte shumë unike.

Tanimë mbi jetën e saj private dihet se është në një lidhje me Dj Geek, me të cilin ka një marrëdhënie prej kohësh.

Së fundmi Dafina ka publikuar projektin e fundit muzikor, një bashkëpunim me artistin shumë të dashur për publikun, Alban Skënderaj, i cili titullohet “Copa copa”.

Një bashkëpunimi tillë nga dy artistë shumë të pëlqyer nga publiku nuk mund mos kishte sukses dhe kjo duket, pasi vetëm brenda 1 dite nga publikimi kënga ka kaluar 1 milion klikime.