COVID-19/ 5 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

COVID-19/ 5 raste të reja, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Infektiv 1068x766

5 qytetarë të infektuar e COVID-19 dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Po ashtu mësohet se janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,267 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 92 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 5 qytetarë, në këto Bashki:

3 në Tiranë, 2 në Mallakastër.

Janë 173 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 15 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,267 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 14 Nëntor 2022)

Raste të reja ditore 5
Të shëruar në 24 orë 15
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 92

Testime totale 2,003,013
Raste pozitive 332,034
Raste të shëruara 328,267
Raste Aktive 173
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 125
Vlorë 16
Fier 10
Gjirokastër 9
Durrës 4

Elbasan 3
Berat 3
Shkodër 1
Lezhë. 1
Dibër. 1