Braktisja e fshatrave në Mirditë/ Toka djerrë dhe shkolla të mbyllura fare pranë Rrëshenit

Top Channel ka udhëtuar drejt fshatit Ndërfushaz në Mirditë, më pak se një km larg nga qytetit i Rrëshenit.

Problematikat janë të shumta por ajo çka vihet re janë tokat e lëna djerrë shkak kjo nga mungesa e ujit vaditës.  Por ajo çka e ka varfëruar zonën është largimi i të rinjve.

“Largimi vjen se nuk ka punë, a punohet më 5 mijë lekë?”

“Ne në fshat jemi gjallë kot, këtu nuk ka jetë”- shprehen banorët të dëshpëruar.

Përveç problematikave të shumta që fshati ka ajo, që le për të dëshiruar në këtë fshat është Qendra shëndetësore, e cila nuk ofron kushtet më minimale për banorët e zonës.

“Kam 15 vite që punoj këtu, kushtet i kam gjetur të kqija dhe vazhdojnë të jenë të tilla. Jemi të detyruar të punojmë me këto kushte”- shprehet një punonjëse.

Largimi i shumë familjeve solli jo vetëm shpopullimin në fshatit, por uli ndjeshëm dhe numrin e nxënësve në shkollë duke sjellë kështu edhe mbylljen e një tjetër shkolle në Mirditë.