Botërori me Digitalb OTT! Digitalb ka ofertën “Red & Black week” me çmime deri 30% më të lira

Digitalb përmbush muajin Kuq e Zi me emocione, spektakël dhe argëtim për të gjithë familjen. Shijoni Botërorin fantastik Katar 2022, me të gjitha ndeshjet që transmetohen në kanalet RTSH1 dhe RTSH Sport.

Ju mund t’i ndiqni nga kudo ku ndodheni, në çdo skaj të botës, përmes Aplikacionit DigitAlb OTT, si dhe në platformat satelitore e tokësore.

“Ftojmë të gjithë dashamirësit e futbollit kudo që ndodhen, të ndjekin të gjitha ndeshjet e Botërorit përmes Aplikacionit Digitalb. Kanalet që transmetojnë këtë event të madh janë të listuara edhe në platformat tokësore dhe satelitore. Mjafton që të keni një abonim aktiv”.

Argëtim dhe spektakël i garantuar ne Top Channel, me show dhe emisione që po mbërthejnë gjithë audiencën. Ekskluzivisht në Digitalb, në kanalet Eurosport në datat 26/27 Nëntor ndiqni për herë të parë garën e skiatores Laura Colturi në cirkuitin më elitar të botës që zhvillohet në Killington.

Bota e madhe e kinemasë në Digitalb sjell çdo mbrëmje filmat më të përzgjedhur për çdo shije e çdo moshe nga të gjitha zhanret. Premierat më të fundit në kanalin GOLD si dhe njëkohësisht në librarinë “Video on Demand”.

Mos humbisni Blockbasters më të mëdhenj të të gjitha kohërave në rubrikën Mega Hits. Programe për fëmijë, dokumentare, muzikë, e gjithçka tjetër… që përcillet në kanalet shqiptare, të Kosovës dhe ato ndërkombëtare. Në prag të Festave të Nëntorit, DigitAlb vjen me një ofertë marramendëse për të gjithë abonentët.

“Përfitoni nga oferta red&black week, me të tjera ulje çmimesh, në paketat familjare dhe premium, deri ne 30%. Oferta është e vlefshme deri në date 30 nëntor”

Këto janë ditët më të veçanta për të përfituar nga uljet e sezonit e të garantoni argëtim për të gjithë familjen.