Borxhi që kishte u bë shkak/ Amerikanja krijon biznesin që sot i dhuron mbi 700 mijë dollarë në vit

Një grua amerikane pretendon se fiton 780 000 dollarë në vit duke punuar vetëm 10 orë në javë.

33-vjeçarja Michelle Schroeder-Gardner e ka arritur këtë falë një blogu financash që ka nisur në vitin 2011 dhe që aktualisht i sjell të ardhura marramendëse.

Pas mbarimit të kolegjit, Schroeder-Gardner zuri një pozicion si analiste financiare, ku fitonte 40 000 dollarë në vit. Pavarësisht kësaj rroge të lartë, ajo nuk po mbyllte dot një borxh të krijuar nga kreditë e saj studentore, ndaj iu fut aventurës së krijimit të një biznesi tjetër që do ta ndihmonte të mbijetonte.

Ajo në një artikull në faqen e internetit të “CNBC” se ku krijoi blogun për paratë dhe stilin e jetës ‘Making Sense of Cents’ në 2011, nuk e kishte idenë se çfarë po bënte. Në fakt, Schroeder-Gardner pohon se borxhi i saj ishte në të vërtetë një pjesë e madhe e arsyes pse fillova të bëj blogje.

“Unë dhe bashkëshorti im kemi arritur pavarësinë financiare dhe kemi kursyer aq sa të dalim në pension kur të duam. Kjo më ka lejuar të jetoj stilin tim ideal të jetës, punoj vetëm 10 orë në javë dhe udhëtoj me orar të plotë me varkën tonë me vela. Unë rregullisht bëj zhytje, eksplorime dhe shëtitje”.

Për më tepër, Schroeder-Gardner ka grumbulluar mesatarisht 780 000$ çdo vit në pesë vitet e fundit për këshillat e saj se si të filloni në botën e investimeve, produktet financiare më të rekomanduara për të kursyer dhe llojin e vendimeve financiare që mund të ndryshojnë financat tuaja personale.

“Making Sense of Cents’filloi si një hobi, por gjashtë muaj pasi fillova të shkruaj, miku im më vuri në kontakt me një kompani që donte që unë të shkruaja një postim të sponsorizuar për ta. Ata më paguanin 100 dollarë për të arritur 50 000 vizitorët e mi mujore të faqes. Vazhdova të shkruaj postime të sponsorizuara duke kontaktuar markat me të cilat pashë blogerë të tjerë që punonin”.

Në vetëm dy vjet, Schroeder-Gardner fitonte 5 000-10 000 dollarë në muaj, më shumë se sa fitonte në punën e saj të përditshme. Vetëm kur arriti të shlyente kredinë studentore, vendosi të linte punën dhe t’i përkushtohej rritjes së blogut të saj.