‘Born this way’, shkencëtarët: Minjtë ‘kërcejnë’ me këngët e Lady Gaga

Të kërcesh nën ritmin e një muzike të bukur  nuk është thjesht një zakon njerëzor, sipas shkencëtarëve japonezë ,të cilët kanë zbuluar se edhe minjtë lëvizin në ritmin e këngëve të yjeve si Lady Gaga.

Studiuesit në Universitetin e Tokios vendosën “Born This Way” tw Lady Gaga-s tek minjtë që mbanin vënë sensorë për të zbuluar edhe lëvizjet më të vogla.

Hirokazu Takahashi, profesor i asociuar tha: “Truri i minjve është krijuar për t’iu përgjigjur mirë muzikës, megjithëse trupat  tyre nuk lëvizin dhe aq shumë. Mendoj se arritja jonë me e madhe kësaj here ishte vendosja e këtyre sensorëve të vegjel që mundën të regjistronin lëvizjet e tyre”.

Shkencëtarët zbuluan se brejtësit kishin një aftësi të lindur për të sinkronizuar lëvizjet e tyre me ritmin, që më parë besohej të ishte një aftësi unike për njerëzit.

Efekti i muzikës tek minjtë mund të jetë anashkaluar deri më tani, sepse kërkimet e mëparshme kryesisht janë kryer duke përdorur pamjet video, jo sensorë lëvizjeje, duke i bërë lëvizjet e vogla të kafshëve më të vështira për t’u zbuluar.