Boçi drejt zgjedhjes si kandidat për Bashkinë e Elbasanit, ja kush e merr mandatin e deputetit

Boçi drejt zgjedhjes si kandidat për Bashkinë e Elbasanit, ja kush e merr mandatin e deputetit

Boci Qani Xhafa

Futja e nënkryetarit të PD-së, Luçiano Boçi në Primaret për zgjedhjen e kandidatit të opozitës në Lokalet e 14 majit, do të ndryshojë edhe listën e deputetëve në qarkun e Elbasanit.

Boçi ishte deputeti më i votuar në këtë qark dhe arriti të thyejë listën e kandidatëve në Elbasan, teksa renditej i shtati fillimisht, por në fund u fut në listën fituese të gjashtë vendeve që PD fitoi.

Sipas rezultateve përfundimtare të nxjerra nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, mandatin që do të lërë Boçi e merr Qani Xhafa, ish drejtuesi i komunës Labinot Mal.

“Personi që më zëvendëson është z.Qani Xhafa, ish-drejtues i komunës Labinot Mal, një nga njerëzit më me reputacion në zonë, me influencë, jo më kot ka marrë një numër shumë të madh votash. Një njëri që përgjatë kohës kur ka drejtuar komunën ka dhënë rezultate, të cilat banorët i vlerësojnë dhe prandaj e respektojnë. Një njeri që ka mendimin e tij të pavarur dhe nuk është se ka një përcaktimi rigid në pozicionimin e tij. Pozicionimi i tij ka qenë gjithmonë në shërbim të qytetarit, në shërbim të votuesit.  Këto janë thjesht qëndrime sipas opinioneve. Më pas pozicionimin e tij do e artikulojë vetë në momentin që do marrë mandatin”, tha Boçi gjatë konferencës për shtyp.