Biden paralajmëron Kinën: Kujdes, SHBA “do mësyjë” Azinë, nëse nuk frenoni Korenë e Veriut!

Shtetet e Bashkuara do të rrisin praninë ushtarake në Azi nëse Kina nuk ndikon tek Koreja e Veriut për të frenuar programet e armëve të vendit komunist: presidenti amerikan Joe Biden u tregua i prerë në mesazhin e dërguar Pekinit në përfundim të takimit tre orësh më homologun kinez, Xi Jingping.

“Në këtë pikë, nuk duket sikur Kina mund ta kontrollojë fqinjin dhe aleatin e saj të vjetër. Është e vështirë të përcaktohet nëse e ka apo jo atë kapacitet. Jam i bindur megjithatë, se ajo nuk dëshiron që Koreja e Veriut të angazhohet në mjetë të mëtejshme përshkallëzuese. Duhet të jetë e qartë se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjen një testi bërthamor nga Veriu dhe do të mbrojnë aleatët e tyre në rajon, të cilët përfshijnë Korenë e Jugut dhe Japoninë”- u shpreh Biden.

Bisedimet e para të drejtpërdrejta të Biden me Xi Jingping prekën edhe temën delikate të Tajvanit. Kreu i shtetit kinez e quajti ishullin “vijën e parë të kuqe” që nuk duhet të kalohet në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Biden e siguroi se politika e SHBA-së ndaj Tajvanit nuk ka ndryshuar, duke kërkuar të ulë tensionet mbi ishullin e vetëqeverisur.

Sipas mediave shtetërore, presidenti Xi citohet të ketë thënë se “zgjidhja e çështjes së Tajvanit është një çështje e brendshme e Kinës”. “Kushdo që kërkon të ndajë Tajvanin nga Kina do të shkelë interesat jetike të kombit kinez,” është shprehur ai.

Që perpara takimi, Xi e bëri të qartë se marrëdhëniet midis dy vendeve të tyre nuk po përmbushnin pritshmëritë globale dhe deklaratat më pas treguan se ndasitë mbeten të thella mes tyre.