Banorët e Divjakës në protestë kundër vendosjes së traut në parkun kombëtar: Nuk mund të privatizohet pasuria publike

Banorët e Divjakës në protestë kundër vendosjes së traut në parkun kombëtar: Nuk mund të privatizohet pasuria publike

Protesta Per Traun

Vendimi i ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për vendosjen e një trau elektronik dhe bërja me pagesë për turistët dhe vizitorët, hyrja në parkun kombëtar të Divjakës ka nxitur reagimin e banorëve të zonës.

Në një protestë së cilës iu bashkua edhe deputetja demokrate e zonës Ilda Dhori banorët kundërshtuan vendosjen e traut duke e konsideruar në shkelje të ligjit edhe nga ana e Bashkisë që ka dhënë lejen e ndërtimit.

Ata kundërshtojnë me force privatizimin e pasurisë kombëtare.

Vendosja e traut me pagesë do të cenonte edhe bizneset që operojnë në këtë zonë të cilët thonë se do e mbrojnë me çdo kusht pasurinë e qytetarëve për mirëmbajtjen e së cilës kontribuojnë vazhdimisht.

Edhe më herët banorët kanë kundërshtuar hyrjen me pagesë në parkun e Divjakës, duke e cilësuar këtë një vendim për privatizimin e pronave shtetërore.