Atmosferë Krishtlindjesh mes luftës! Kievi nis përgatitjet për festat e fundvitit

Teksa na ndajnë pak javë nga ardhja e Krishtlindjeve, atmosfera ka mbërritur tashmë në Kiev, aty ku çdo gjë është shkatërruar nga lufta.

Infrastruktura e shkatërruar dhe sirenat e luftës,  nuk e kanë penguar bashkinë që të instalojë dritat e Krishtlindjeve në kryeqytet.

Sikurse duket edhe në pamje, punëtorët po vendosin drita dhe zbukurime në vend, të cilat do të presin edhe vitin e ri 2023, me shpresën se lufta do të mbarojë.

Rusia aktualisht ka përqendruar luftën në Ukrainën lindore, por pavarësisht tërheqjes nga Kievi, shpërthimet ende trondisin kryeqytetin, duke vrarë civilë e duke dëmtuar rëndë infrastrukturën.