“Atdheu ynë është kthyer në një sulltanat përsëri”, kreu i FRPD-së: do e çlirojmë Shqipërinë nga grushti në tentativë oriental ndaj vlerave tona kombëtare

“Atdheu ynë është kthyer në një sulltanat përsëri”, kreu i FRPD-së: do e çlirojmë Shqipërinë nga grushti në tentativë oriental ndaj vlerave tona kombëtare

Aktivisti43434343

Kreu i FRPD-së Besart Xhaferri deklaroi sot nga protesta se atdheu ynë është rikthyer në një sulltanat përsëri!, por se do ta çlirojmë nga nga grushti në tentativë oriental ndaj vlerave tona kombëtare.

“Të dashur shqiptarë! Shqiptarë të lirë! Shqiptarë europian që na jeni bashkuar sot këtu! Po! Ju jeni shqiptaret e lire…Të lire nga frika…Të lirë nga shantazhi…Të lirë nga pengmarrësit e Shqipërisë!
Ju falënderoj nga zemra! Jeni shpresëdhënësit më të mëdhenj të kombit tonë sot! Brenda edhe jashtë kufirit!
Gjithë diaspora i ka sytë te ky shesh sot! Për fat të keq, atdheu ynë është rikthyer në një sulltanat përsëri!
Ashtu si sulltani shpërblente pashallarët e tij me tokë, pasuri dhe pushtet, kështu i ka shpërblyer këto 10 vite edhe Edi Rama biznesmenët, gazetarët, ambasadorët apo aktivistët e shoqërisë civile!!!

Ajo që kërkonte sulltani nga pashallarët e tij ishte haraçi në monedha floriri dhe mijëra shpata kur kishte beteja porta e lartë!
Po kështu kërkon edhe regjimi i Edi Ramës sot!
30% të tenderave nëpër llogari bankare në Panama dhe off shore, por edhe mijëra vota te blera apo shantazhuara çdo 2 vjet për zgjedhje!
E kush nuk blen dot vota, duhet te përdhosi opozitën e çdo opozitar ne këtë vend! E kush e bën këtë? Gazetarë dhe aktivistë civil më të pasur se biznesmenët!
Pse?
Sepse ne jemi kthyer në të keqen e vetes! Shqiptarë që vjedhin shqiptarë!
Shqiptarë që dhunojnë shqiptarë!
Shqiptarë që shkatërrojnë Shqipërinë!
Atë Shqipëri që qindra breza derdhën gjak për ta emancipuar!
Rilindja e vërtetë e Frashërllinjve zhduku sulltanatin, ndërkohë rilindja e rreme e Edi Ramës na e risolli përsëri!
Ka ardhur koha për ta çliruar përsëri Shqipërinë nga ky sistem i ndyre:
Që kërrusi shpinën e çdo shqiptari te ndershëm!
Që loti ia lagu faqen çdo nënë që detyrohet t’i thotë mirupafshim evlatit të saj!
Që dëboi 750.000 bashkëatdhetarë!
Që përbalti përsëri fjalën Shqiptar në parlamentet e Europës!
Që po mundohet të kthehet në sistem të përjetshëm!
Por jo!!!
Shqipëria ka Zot!
Ata jeni ju, që i dilni Zot këtij vendi!
Njësoj si rilindasit e vërtete të 1900-ës, do e çlirojmë Shqipërinë nga grushti në tentativë oriental ndaj vlerave tona kombëtare!!!
Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti na dhëntë force te gjithëve në këtë mision!”, tha ai