Alimehmeti: Bashkia e Tiranës, trampolinë drejt kryeministrisë

Doktor Ilir Alimehmeti ka qenë i ftuar në Fax Neës, ku ka folur për problemet e shoqërisë shqiptare, në veçanti të banorëve të kryeqytetit.

Kujtojmë që Alimehmeti është kandidat për primaret në bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit.

Sipas tij problemi më i madh në kryeqytet është dëgjesa e qytetarëve, ankesat e të cilëve janë pa fund por roli i kryetarit të bashkisë duhet ta zgjidhë çdo problem bashkë me grupin që ai krijon.

Alimehmeti: Çdo familje në fundjavë largohet nga Tirana. Kjo shpjegon se si dhe sa mund të jetohet në Tiranën e sotme. Tirana shërben si trampoline, vijnë jetojnë disa vite dhe më pas ikin jashtë. Nëse del në mëngjes nuk sheh njerëz të buzëqeshur dhe kjo është dhimbje e madhe për vendin ku jetojmë.

Transparenca dhe ndershmëria është kryesorja në qeverisje. Qytetarët dhe bashkia e Tiranës është parë si trampoline me sytë drejt partisë dhe kryeministrisë. Njerëzit nuk i zgjedhim për të garuar për në kryeministri. Bashkia nuk merret me politika por me shërbime, në këtë prizëm duhet parë bashkia jo duke bërë udhëtime jasht shtetit. Kur zgjidhesh për një rol duhet të zbatosh çfarë kërkon ky rol që ti je zgjedhur.

Kryetari i bashkisë kryeson një bashkësi njerëzish për të zgjidhur problemet e tyre. Kjo është si puna e mjekut që i shërben një pacienti pa e pyetur nëse i përket një partie. Cilësia duhet të jetë e njëjtë në të gjithë pa dallime.

Unë nuk vij nga hiçi por vij nga puna. Në punën që bëjmë ka ekipe dhe unë kam punuar në ekip. Një person nuk mund të jetë i ditur në çdo gjë, nuk mund të jesh i kudondodhur. Ne duhet ti flasim njerëzve dhe ata duhet të kuptojnë se çfarë ne themi dhe bëjmë.

Puna fillon te ankesat, dëgjohen ankesat dhe pas ankesave fillon puna. Jemi në vitin 2022 dhe akoma diskutohet për ujin. Secili nga ne duhet të vlerësojë mirë nëse një kadidat e meriton votën se do kryejë vërtet shërbimin apo çdo premtim është vetëm për ‘x’ në fletën e votimit.

Nga profesioni që unë vij e kuptoj se punët bëhen në grup jo nga një njeri i vetëm dhe duke dëgjuar ankesat.

Këshilli bashkiak është organi më i lartë dhe rrit transparencën. Në bashki nuk mund të merrni një informacion si media, edhe nëse i thua që do të merret një gjobë nuk të jepet infromacioni. Pavarësisht se ka qenë gjithmon kshu nuk do të thotë se do e lëmë të tillë, duhet ndryshuar sistemi i informacionit te qytetarët dhe media. Transparenca duhet të vihet në zbatim.