Aksidentoi të riun shqiptar teksa kalonte rrugën, arrestohet shoferi i dehur në Itali. Tentoi të arratisej, por…

Aksidentoi të riun shqiptar teksa kalonte rrugën, arrestohet shoferi i dehur në Itali. Tentoi të arratisej, por…

Comune Brescia Polizia Locale Flickr

Një i ri shqiptar ka mbetur i plagosur pas një aksidenti që ndodhi gjatë natës në Brescia të Italisë. Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte duke kaluar në rrugë, kur një makinë me shpejtësi e përplasi, dhe më pas shoferi u arratis.

Ndonëse shoferi u mundua të arratisej, ai u ndalua pak më vonë, ndërsa pas testit të alkoolit rezultoi se ai ishte i dehur.

Bëhet fjalë për një të ri me origjinë indiane, i cili jo vetëm nuk i dha ndihmë të plagosurit, por u arratis nga vendngjarja. Ndërkohë, 30-vjeçari shqiptar fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Lajme.online