Aksident në Vlorë, 61-vjeçari përplas me makinë këmbësoren

Një aksident ka ndodhur pak më parë në Vlorë, me pasojë një person të plagosur.

Mësohet se aksidenti ndodhi rreth orës 14:00, në fshatin Babicë e Madhe, në vendin e quajtur AliKokë, ku K. H., 61 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësoren 49-vjeçare B.O.

E lënduara u dërgua në spitalin e Vlorës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.