​27 marrëveshjet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Në vijim të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, Shqipëri-Maqedoni e Veriut u nënshkruan sot në Shkup 27 marrëveshje dhe memorandume bashkëpunimi dhe mirëkuptimi mes dy vendeve.

Marrëveshjet synojnë dakordësimin e hapave të përbashkët dhe zgjerimin e hapësirave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, në fushën e ekonomisë, mbrojtjes, arsimit, kulturës, digjitalizimit, integrimit europian, etj.

Më poshtë marrëveshje e nënshkruara mes dy qeverive:

Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.

Memorandumi i mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Evropës dhe Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e trajnimeve diplomatike

Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE ndërmjet Sekretariatit për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë Veriore dhe Ministrit të Shtetit, Kryenegociatorit të Republikës së Shqipërisë

Protokoll ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Drejtorisë së Përgjithshme të Doganave të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë – Administratës Doganore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me zbatimin e Marrëveshjes për njohjen e ndërsjellë të operatorëve ekonomik të autorizuar – autorizimet për sigurinë dhe mbrojtjen (OEAS), ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut

Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Evropian ndërmjet Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë

Protokolli zbatues ndërmjet Ministrisë së Financave-Drejtoria e Doganës e RMV dhe Ministria për Financave dhe Ekonomisë-Drejtoria Përgjithshme e Doganave të RSH për zbatimin e marrëveshjes në mes Qeverisë së RMV dhe Këshillit të Ministrave të RSH për vendosjen e vendkalimit të përbashkët kufitar në mes RSH dhe RMV, i nënshkruar më 10.06.2021 në Tiranë për vendkalimin ndërkombëtar Qafë-Thanë(RMV-Qafë- Thanë RSH)

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për krijimin e taskforcave të përbashkëta në fushën e sigurisë

Protokoll ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/Kjafasan.

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes.

Marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut për rikthimin e ikonave të trafikuara ne vendin e tyre të origjinës.

Programi për bashkëpunim ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2022-2025.

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me lekturën/redaktimin gjuhësor të gjuhës shqipe.

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive të Republikës së Maqedonisë së Veriut lidhur me zbatimin e gjuhës së shenjave të gjuhës shqipe.

Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut në fushën e transformimit digjital.

Memorandum bashkëpunimi në sektorin e energjisë ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për delegimin e trafikut ajror në një pjesë të hapësirës ajrore mbi liqenin e Ohrit.

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vendosjen e transportit ndërshtetëror ndërmjet Liqenit të Ohrit.

Marrëveshje ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zhvillimin e lidhjes rrugore ndërmjet dy vendeve.

Memorandumi bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale të Republikës së Maqedonisë së Veriut për bashkëpunim në fushën e politikave sociale dhe mbrojtjes së fëmijëve.

Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë ndërmjet Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Republikës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes të Republikës së Shqipërisë.