Zhdukja e Ervis Martinajt/ Drejtori i Policisë së Shtetit: Do të flasim kur të kemi prova dhe fakte

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, ka komentuar për mediat ditën e sotme mbi zhdukjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinajn.

Në një prononcim të shkurtër, pa dhënë detaje, Rrumbullaku tha se strukturat janë të angazhuara maksimalish te hetimet dhe do të flasin mbi fakte dhe prova.

“Mund t’ju them që strukturat e Posaçme të luftës kundër krimit, në Drejtorinë e Përgjithshme dhe në nivel vendor janë të angazhuara maksimalisht. Do të flasim mbi fakte, mbi prova. Nuk mund të flasim pa pasur prova” -tha ai.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ministri i brendshëm Bledi Çuçi.

“E kemi thënë, ne flasim kur kemi prova. Policia e Shtetit nuk mund të flasë pa patur prova.”– u shpreh shkurtimisht ministri Çuçi.