Yuri Kim: Kemi përparuar shumë në bashkëpunimin tonë, mbetet ende punë për t’u bërë

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim, gjatë konferencës së sot,e më kudër të 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve midis dy vendeve, është shprehur se Shqipëria ka bërë shumë hapa para, por ka ende gjëra për tu përmirësuar.

Ajo u shpreh se se marrëdhëniet mes dy vende kanë përparuar shumë 31 vitet e fundit dhe se SHBA-ja do të jetë gjithmonë krah Shqipërsë për ta mbështetur atë.

“31 vite pas rënies së komunizmit ende mbetet shumë për tu bërë. Kemi përparuar shumë në rrugën tonë. Në 1991 askush nuk e kishte parashikuar që Shqipëria të ishte e ulur ngjitur me fuqitë botërore në Këshillin e OKB-së, të ishte pjesë e NATO-s, kjo sigurisht që kërkoi sakrificë shumë të madhe nga populli e qeveria. Ne jemi këtu të themi se ne jemi me ju e ju jeni me ne gjatë gjithë kohës.”– tha Kim.