Vidhnin bizhuteri, çanta e aksesorë, dënohen me burg “dy skifterët” shqiptarë në Francë

Vidhnin bizhuteri, çanta e aksesorë, dënohen me burg “dy skifterët” shqiptarë në Francë

888878

Dy shqiptarë në Nicë të Francës janë vënë në prangat e policisë, pasi janë kapur në një sërë vjedhjesh.

Mediat francezë shkruajnë se ata kishin grabitur bizhuteri e aksesorë në disa banesa, ndërsa policia po punon për të gjetur pronarët që u përkasin sendet për t’ua kthyer atyre.

Të dy shqiptarët janë dënuar me burg, por identitetet e tyre nuk janë bërë me dije.