Vetmia opozitare e Metës/ Pse nuk e shohim krah Berishës? Kryetari i PL-së përgjigjet në “Top Story”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është i bindur se po ndjek hapat e duhur për të mirën e vendit dhe të bërë një opozitë të fortë.

Ndonëse pritej që partia e tij të bëhej bashkë me grupimin e Berishës në PD, që ai mbështet, gjatë iniciative të tij të para në krye të PL-së, ai është parë vetëm

Në protestën e parë që organizoi Partia e Lirisë, në inceneratorin e Tiranës, në Sharrë, Berisha nuk u bashkua, ndërkohë që numri i protestuesve ishe më i vogël se sa pritej.

Megjithatë, “unë e bëra atje protestën për të treguar që atje nuk ka fare inceneratorë, nuk është Sharra vendi për të mbledhur popullin dhe për të treguar fuqi”, thotë ai në intervistën me gazetarin Sokol Balla në “Top Story”.

I pyetur nga Balla se përse është i vetmuar në aksionet e tij opozitare, Meta thotë se ndihet shumë mirë kështu si është, ndërkohë që bën një dallim mes Partisë së Lirisë dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.

“Unë ndihem shumë mirë… se kështu thoni ju, unë jam shumë komod, kam shumë njerëz, shumë bashkëpunëtorë.

Duke vajtur pas qerres së Lulzim Bashës, LSI dëmtoi veten e vet (kujton koha kur LSI dhe PD dogjën mandatet në Kvvend). Kjo gjë nuk ndodh me PL, është parti që lufton për të vendosur rendin kushtetues në vend”.

Si argument për ndikimin që ka pasur që nga dita kur u bë kryetar i Partisë së Lirisë, Meta përdor “frikën që e ka kapur qeverinë”.

“Gjithë këto sajesa vijnë nga tmerri, ky është impakt i madh”.