Vendimet e qeverisë, Ogerta Manastirliu: Dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara, nga 1 tetori gratë kryefamiljare…

Vendimet e qeverisë, Ogerta Manastirliu: Dyfishohet ndihma ekonomike për familjet në nevojë dhe personat me aftësi të kufizuara, nga 1 tetori gratë kryefamiljare…

4545445

Ministrja Ogerta Manastirliu ka njoftuar vendimet e fundit të qeverisë ku sipas saj, ku nga 1 tetori gratë kryefamiljare me dy fëmijë do të marrin dyfish mbështetje ekonomike. Në një komunikim për mediat, ministrja tha se po ashtu edhe për personat me aftësi të kufizuar parashikohet një rritje e mbështetjes me 1 mijë lekë të reja për përballuar çmimin e energjisë elektrike, ndërsa gjithashtu pjesë e kësaj pakete janë edhe personat mbi 65 vjeç që nuk marrin pension.

“Nga 1 tetor rritet me 10% ndihma ekonomike për familjet janë përfituese të ndihmës sociale. Nga 1 tetori dyfishohet pagesa për ndihmën ekonomike për familjet, me gra kryefamiljare, që kanë 2 fëmijë dhe janë pjesë e ndihmës ekonomike, që janë rreth 5700 gra kryefamiljare me dy fëmijë.

Familjet që janë përfituese në ndihmë ekonomike me 3+ fëmijë, kemi dyfishuar ndihëm që hynë në fuqi nga 1  janari. Për të moshuarit pa pension pleqërie, dyfishohet ndihma ekonomike, më shumë se 5300 të moshuar që përfitojnë.

Për peronat me aftësi të kufizuara pas u është ideksuar me 7.5% masa e mbështetëse, sot është marr një tjetër vendim në lidhje me mbështetjen e energjisë elektrike, u rritet masa e mbështetjes për kompensimin për energjinë elektrike, shkon  në 3 mijë lekë të reja, ndërsa për personat që kanë status të verbër të kategorisë së dytë, shkon në 2400 lekë të reja”, tha ajo.