U ndanë për shkak të tradhtisë dhe Mozzik nuk mund të takojë vajzën? Loredana shuan të gjitha dyshimet

Mozzik nxorri së fundmi këngën e re të titulluar “Të dua”, e cila i dedikohej vajzës së tij, Hanës.

Në vargjet e ndjera, Mozzik teksa shprehte dashurinë e madhe për të bijën, tregonte edhe dhimbjen për faktin se nuk mund ta shihte shpesh dhe nuk mund të ishte pranë saj, për shkak të ndarjes me Loredanën.

Ndër rreshta, Mozzik thoshte se për arsyen e ndarjes nuk mund ta tregote se “është shumë e rëndë”.

Menjëheë pas kësaj, fansat i janë drejtuar Loredanës, duke e pyetur atë nëse e lejon të takojë Hanën Mozzik, apo nëse e ka tradhëtuar ndonjëherë këtë të fundit.

A e lejon ajo Mozzik ta takojë Hanën?- pyet një ndjekës këngëtaren në Instastory.

“Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna”- përgjigjet Loredana.

“A e ka tradhtuar ndonjëherë ish-in?- pyet një tjetër.

“Jo” përgjigjet Loredana.

“A mendon që Hanës i mungon diçka?”

“Po një vëlla”- ia kthen ajo.

Kështu Loredana shoi të gjitha zërat se çifti i famshëm mund të jenë ndarë për shkak të tradhëtisë. Ata janë rikthyer disa herë pasi u ndanë, por me këngën e fundit, duket se Mozzik shuan çdo shpresë.