U kapën me kokainë në makinë, arrestohen 2 shpërndarësit shqiptarë të drogës në Greqi

U kapën me kokainë në makinë, arrestohen 2 shpërndarësit shqiptarë të drogës në Greqi

F69dc85f 4ec0 4ea3 A191 779e25080dc7

Policia greke ka ndaluar 2 shtetas shqiptarë që shpërndanin kokainë në aksin Athinë-Selanik pas informatave të marra për ta.

Pasi kanë ndaluar automjetin ku udhëtonin dy shqiptarët policia ka gjetur një sasi kokaine me peshë 20 gram e destinuar për shitje dhe për pasojë kanë bërë arrestimin e tyre.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin në pronësi të tyre u gjetën dhe u sekuestruan 175 euro dhe 4300 lekë shqiptare si të ardhura nga trafiku i drogës, si dhe dy celularë dhe automjeti që përdornin.

2 shqiptarët janë dërguar në Prokurorinë Publike Protodiki Katerinis me çështjen e ngritur ndaj tyre për veprën penale të trafikut të lëndëve narkotike.

Lajme.online