Tronditëse/ I riu dhunon fizikisht të atin 68-vjeçar, zbardhen detajet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Dibër ku një 30-vjeçar është vënë në pranga pasi ka dhunuar fizikisht babain e tij.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Kala të Dodës dhe 68-vjeçari është dhunuar në banesën e tij.

Njoftimi i policisë:

“DVP Dibër

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasin G. M., 30 vjeç, banues në Kala e Dodës, Dibër. Arrestimi i tij u bë pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij 68- vjeçar. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”