Tërmeti i shembi shtëpinë, familja në Kurbin detyrohet të emigrojë në Itali pasi shteti s'i dha zgjidhje

Familja e Gjergj Mirashit nga Kurbini ka pritur prej më shumë se dy vitesh rindërtimin e banesës së tyre e cila u dëmtua rëndë nga tërmeti dhe vetë bashkia e nxori të pabanueshme. Por duke qenë se shtëpia e kësaj familje nuk u rindërtua kurrë, 3 anëtarët e sa vendosën që të emigrojnë drejt Italisë.

Tërmeti i 26 nëntorit të 2019 dëmtoi në shkallën DS4 shtëpinë e Gjergj Mirashit në Gurezit të Kurbinit.

Rreth 3 muaj më parë Bashkia e Kurbinit vendosi që shtëpia të shembej.

Por familja 3 anëtarëshe e Gjergj Mirashit duke qenë se nuk gjeti asnjëherë zgjidhje për banesën e tyre, vendosën që të iknin përfundimisht nga Shqipëria.

Vëllai i kryefamiljarit thotë se shteti nuk gjeti asnjë zgjidhje prej më shumë se 2 vitesh.

“Kanë ikur në Itali se nuk kishin ca të bëjnë pa shtëpi. Qëndruan 15 ditë te shtëpia ime dhe ikën.”

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i nëntorit të vitit 2019-të dhe sot shumë familje vijojnë të jënë ende të pastreha.