Tensione të forta/ Berisha bëri veprimin e pazakontë, Balla lëshon gojën keq në parlament

Ish-kryeministri Sali Berisha e priti radhën e fjalës në parlament i ulur në karriget e deputetëve socialistë. Në fjalën e tij Berisha sqaroi dhe simbolin e këtij veprimi të pazakontë.

Ish-kryeministri theksoi se qëllimi i këtij gjesti ishte për t’i treguar socialistëve se avokatët e intersave të tyre janë demokratët pasi qeveria ka dështuar në çdo aspekt.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla iu ka përgjigjur menjëherë Sali Berishës, ku e ka quajtur provokim uljen e Berishë në anën e të majtëve sot në Kuvend.

Ai deklaroi se Berisha nuk i afrohet dot kurrë socialistëve ndërsa shtoi se PS në 30 vite ka luftuar vetëm për të mirën e këtij vendi.

“Nuk ndodh që unë të vij të ulem në rreshtin tuaj. Ne nuk bëmë asnjë reagim sepse burrë i vjetër nuk qëndron dot në këmbë. Menduam se e kishte nga mosha nevojën për t’u ulur. Sa i takon asaj që tha këtu që ky pisllëku vjen në parlament sepse i përfaqëson më mirë socialistët.

Ky PS-së i ha atë… Nuk i afrohet dot kurrë. PS në këto 30 vite ka kontribuar vetëm për të mirën e këtij vendi. E ka tradhtuar Shqipërinë sa herë i jepet mundësia. Njeriu i varkës së Enver Hoxhës.

 Që furnizoi me naftë makinerinë luftarake të Millosheviçit. Vjen këtu dhe thotë unë përfaqësoj socialistët. Ky turpi i këtij parlamenti. Bën pis foltoren e parlamentit dhe ky tjetri këtu bën si i prekur, apapapa. Duhet të keni turp që vazhdoni dhe i rrini nga mbrapa. Kam frikë se do i duhet vizë për të shkuar edhe në Lalëz”, tha Balla.