“Të ndash” në IHRFFA, regjisori: Një film për personat me sindromën down

“Të ndash” në IHRFFA, regjisori: Një film për personat me sindromën down

4444548787

Sfidat dhe problemet e personave me “Sindromën down” u shfaqën në filmin “Të ndash” të regjisorit Granit Dragaj në festivalin Ndërkombëtar të Filmit për të drejtat e Njeriut. Regjisori Granit Dragaj tregon linjën e filmit.

“Lead cast e kemi Medinën, një vajzë të komunitetit me aftësi të veçanta. Ajo është vajzë me down sindrome po që  ka aftësi më të jashtëzakonshme se ne, sepse është pianiste, skiatore e notare. Puna me të ka qenë më e lehtë se ne e kemi menduar”. 

Një ditë  e zakonshme e Medinës rreket të tregojë jetët e këtij komuniteti, në shoqërinë e Kosovës, ku si edhe në Shqipëri, problemet për qytetarët me aftësi ndryshe bëhen sfida, edhe për shkak të paragjykimit ose pafuqisë për t’u përballuar apo ndihmuar ata.

“Kërkesa e familjarëve të Medinës ka qenë që mos të duket si gjynah, as si hero, të duket si person normal dhe filmi trajton një përditshmëri të shoqërisë sonë. Përmes personazhit kuptojmë problemet e të tjerëve. Filmi bart mesazhin që këta kanë dashuri e sinqeritet. Ka shumë familje që këta persona i mbajnë të fshehur”.

Filmi kërkon të përçojë ndërgjegjësim dhe vëmendje sidomos në zonat rurale ku fëmijët nuk ndjekin as terapi dhe as kujdesin shëndetësor për shkak të rrethanave dhe turpit.