Takimi i pazakontë/ Jeroani sikletoset, Neda i vjen në ndihmë, Ilda i mbulon sytë

Jeroani e nisi me shumë siklet takimin me Ildën në studio dhe për këtë arsye, i erdhi në ndihmë Neda.

Konkurrenti ishte i emocionuar pranë Ildës dhe po ndihej në pozitë të vështirë nga pyetjet e saj. Neda shkoi u ul pranë tij dhe nisi ta udhëzonte dhe t’i tregonte çfarë duhet t’i thoshte vajzës që pëlqen.

“Përshëndetje, unë kam kam shumë për të të dhënë, ndryshe nga këta që janë mësuar me vaj dhe uthull”, tha Neda, fjalë që më pas i përsëriti Jeroani.

“Mendoj se je goc që duhet trajtuar mirë dhe të të kthehet mendimi që ke për meshkujt, edhe për ata nga jugu që thua se s’të pëlqejnë shumë”, tha më tej.

Por, Ilda ishte e përgatitur dhe pasi mori një fjongo të zezë, i mbylli sytë Jeroanit, duke u bërë akoma më shumë provokuese për të.

Në fund të takimit, konkurrenti u shpreh se do të ndihej i nderuar nëse Ilda do pranonte të zhvillonin një takim jashtë studios.