Sulmi kibernetik, policia po planifikonte të shpenzonte 5 mln € për sigurinë e sistemeve

Ministria e Brendëshme ka qenë e vetëdishme për sensitivitetin që kanë informacionet që përmban policia dhe nevojshmërinë që kanë sistemet teknologjike për tu përmirësuar konform ligjeve përë sigurinë kibernetike.

Nga korespondenca mes Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë Kombëtare të shoqërisë së Informacionit është vendosur përmirësimi I sistemeve të policisë brenda vitit 2022. Top Channel ka siguruar një shkresë të firmosur nga ish drejtori i përgjithshëm i policisë, Gledis Nano ku thuhet se investimet në këto sisteme kapnin vlerën e 610 millionë lekëve të rinj.

Investimet konsistonin konkretisht në upgrate të sistenmit të transmetimit datacom I cili do të financohej nga AKSHI me 254 milionë lëkë të rinj. Po ashtu do të përmirësohej sistemi e-gjoba që do ti kushtonte Akshit 62 milionë lëkë të rinj.

100 milionë lëkë të tjera janë investuar për përmirësimin e sistemit FER, regjistri elektronik i të huajve, i cili përdoret nga policia Kufitare. 170 milionë ishin programuar për të blerë pajisje për Datacentre-i dhe makineri e pajisje IT.

Por pavarësisht këtyre investimeve në vlera të konsiderueshme  nuk mund të thuhet se këto sisisteme e fituan sfidën me hakerat të cilët detyruan që këto sisteme të qëndrojnë të fikura për disa ditë.