Sulmi kibernetik, Berisha: Është shkatërruar TIMS dhe MEMEX, qëllimi është zhdukja e lidhjeve të krimit të Ramës dhe qeveritarëve

Sulmi kibernetik, Berisha: Është shkatërruar TIMS dhe MEMEX, qëllimi është zhdukja e lidhjeve të krimit të Ramës dhe qeveritarëve

Berisha3233223

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për sulmin kiberbetik, ndërsa nuk i ka kursyer akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Sipas tij, qëllimi ka qenë zhdukja e lidhjeve të krimit të Ramës dhe qeveritarëve.

“Në një akt të paprecedentë të revanshit të krimit në këtë shtet, qeveria ka shkatërruar të gjitha sistemet e policisë TIMS-in, databazën e policisë shkencore e cila përmban çdo gjë rreth kriminelëve dhe grupeve kriminale. Ka shkatërruar MEMEX dhe faktikisht kemi të bëjmë me një asgjësim total të punës afro 30 vjeçare të policisë së shtetit. Shkatërrimi i këtyre sistemeve nuk ka asnjë lidhje me sulmet e E-albania. Shkatërrimi i këtyre sistemeve është bërë me qëllimin e vetëm për të zhdukur provat që ekzistojnë mbi lidhjet e tmerrshme të krimit për Ramën, Ballën, Gjiknurin, Veliajn dhe qeveritarë të tjerë.

Duke asgjësuar të dhënat e këtyre sistemeve, janë asgjësuar provat materiale të kontestueshme të këtyre lidhjeve. Edhe në rast se prokuroria për aksident ka në disponim në dosje të dhëna të tilla, ato validizohen vetëm duke u gjetur në arkivën e tyre. Dënoj këtë akt ndër më të rrezikshmit. Sot gjurmët e gishtave të shqiptarëve janë në cilindo vend që dëshiron ti ketë, pas shkatërrimit këtu. Sot asnjë urdhër nuk mund të zbatohet më bazuar në dokumentim shkencor të personit. E sigurt është ky është një bashkëpunim qeveritaro- policesk, është një operacion i paprecedentë në ndonjë vend përveçse në vendin e mafies në Shqipëri.”, -tha Berisha.