Siguria e votimit on line, nënkomisionerja e KQZ: Hakerimi është mision i pamundur

Në pritje të dekretit presidencial për  zgjedhjet e përgjithshme vendore Shqipëria po përballet me një  armik që fshihet pas një ekrani dhe që origjinën e ka nga  Teherani.

Hackerat po thyejnë  siruginë e shumë  rrjeteve elektronike  të institucioneve shtetërore duke nxjerrë sheshit të dhëna sensitive  që rrezikojnë  edhe sigurinë kombëtare.  Por,  a munden hackerat të shtrijnë  duart edhe në pajisjet  e identifikimit,  votimit dhe numërimit elektronik?!

Nënkomisionerja  Lealba Pelinku e sheh këtë një mision të pamundur për shkak se sistemi me të cilin funksionon teknologjia  në zgjedhje është off-line.

“Si për identifikimin ashtu edhe për votimin dhe numërimin elektronik  garantohet  paprekshmëria  pikërisht sepse nuk lejohej komunikime me rrjetet elektronike thënë ndryshe sistemet të dyja  janë offline, gjë që do të thotë që të dhënat janë të inkriptuara falë atyre kodeve të sigurisë dhe procesit specifik qe lidhet me sigurinë e të dhënave dhe këto të dhëna dekriptohen, por prap vetëm në ambientet e KQZ nga staf i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Kështu qe rreziku  për ndërhyrje  nga pale te treta ne sistem është zero.”

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve  është jo vetëm ne pritje te dekretimit të datës së zgjedhjeve nga presidenti por edhe hapjes së thesin nga qeveria për zgjedhjet lokale të 2023, e cila shoqërohet  edhe me nje faturë  që kap shifrën e  37 milion eurove. Por, për cfarë do përdoren këto para.

Sa i takon votimit dhe numërimit elektronik është paraqitur një kërkesë për financimin e këtij projekti. Një projekt që parashikon zgjerimin dhe implementimin  e kësaj teknologjie  deri ne 2 mijë e 600 QV që përkojnë me 6 Bashki dhe sigurisht mbetet në vlerësimin dhe disponibilitetin e qeverisë  nëse do ta akordojë këtë.”

Tirana, Shkodra, Elbasani , Durrësi Vlora dhe Korca pritet që të jenë bashkitë që  krahas identifikimit biometrik votuesit të mundësohet  edhe votimi dhe numërimi elektronik.