Shtrenjtimi i energjisë nga ERE/ Një në 10 abonentë do vuajë “barrën” e fashës 800 kWh, dimri do “godasë” rëndë xhepat e 72 mijë familjeve

Shtrenjtimi i energjisë nga ERE/ Një në 10 abonentë do vuajë “barrën” e fashës 800 kWh, dimri do “godasë” rëndë xhepat e 72 mijë familjeve

Rritja E Cmimit

Në muajin dhjetor 71 278 familje Shqiptare harxhojnë më shumë se 800 kilovat orë (energji elektrike) në muaj dimri. Një në dhjetë familje e shkel pragun prej 800 kv dhe për pasojë preket nga rritja e çmimit dhe e tarifës për konsum të energjisë elektrike. Ky është vlerësim i bërë nga Open Data Albania. Në vend janë rreth 829 857 Abonent Familjarë.

Në muaj të ndryshëm konsumi i tyre varion dhe muajt e dimrit janë me më shumë konsum. Familjet që harxhojnë më shumë jo detyrimisht janë më të pasur e që kanë potencial për konsum të shtrenjtuar. Ato janë kryesisht familje me disa anëtarë, me përkujdesje për mirërritje fëmijësh apo familje me dy dhe tre breza në strukturë.

Çmimi Final sipas FSHU për fashën mbi 800 duhet jo vetëm të rritet por të mbulojë edhe tarifa shtesë plot tetë të tilla  si e transmetimit; e shpërndarjes, administrimit; disbalancave; amortizimit; kostos së kapitalit të punës dhe në fund marzhit të fitimit.

Familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat energji elektrike në muaj, do të paguajnë çmimin prej 9.5 Lekë/kWh. Ndërsa konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat, do të paguajnë çmimin prej 42.95 Lekë/kWh për çdo sasi kilovati më tepër se 800 (kjo sipas Propozimit FSHU data 22 shtator).

Për muajin Tetor, parashikohet  që 49 334 abonentë që preket nga çmimi prej 42.95 Lekësh,ndërsa  për muajt Nëntor dhe Dhjetor numri i Konsumatorëve Familjarë në fashën plus 800 kWh, rritet në 71,278 abonentë. Në total për periudhën Tetor-Dhjetor 2022, parashikohet që abonentët e kësaj fashe të konsumojnë 210 milionë kilovat energji elektrike.

Në datë 22 Shtator Furnizuesi i Shërbimit Universal FSHU ka depozituar në ERE aplikimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumin mbi 800 kWh, duke e propozuar Çmim Final 42.95 lekë/kWh për këtë fashë (qeveria më parë e deklaroi  42 Lekë/kah). FSHU ka shtuar një numër tarifash dhe kostosh përveç çmimit bazë. Në këtë kosto FSHU ka përfshirë dhe shtuar a. tarifat e transmetimit (0.85 Lekë/kWh), b.shpërndarjes (6.42 Lekë/kWh), c. kostot administrative (1.21 Lekë/kWh), d.amortizimin (0.01 Lekë/kWh), e.disbalancat (0.07 Lekë/kWh), i. koston e lejuar të kapitalit të punës ((0.03 Lekë/kWh) dhe mazhin (0.06 Lekë/kWh).

Si rezultat i propozimit të këtij çmimi të ri, pritet që Familjet që konsumojnë mbi 800 kWh, për periudhën Tetor-Dhjetor 2022 1.92 miliardë Lekë në muaj apo 96% më shumë se në të njëjtën periudhë 2021

Për periudhën Tetor-Dhjetor parashikohet konsum total i energjisë elektrike 831,070,793 kWh në të dyja fashat, me vlerë totale 3.86 miliardë Lekë nëse zbatohet çmimi 42 Lekë/kWh për klientët familje që konsumojnë më shumë se 800 kWh në muaj./ Monitor.al