“Shqiptari mesatar me zor mbyll muajin, Rama paguan miliona për inceneratorët”, PD thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në protestat popullore

“Shqiptari mesatar me zor mbyll muajin, Rama paguan miliona për inceneratorët”, PD thirrje qytetarëve: Merrni pjesë në protestat popullore

Rudina Hajdari

Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së Rudina Hajdari, ka publikuar të dhënat e një sondazhi në lidhje me atë se si qytetarët e perceptojnë qeverinë.

Nga selia blu, Hajdari tha se snjë nga shkaqet e largimit të shqiptarëve nga vendi, është ndjesia e pasigurisë.

Ajo shtoi se teksa shqiptari mesatar përpiqet të mbyllë muajin, qeveria e Ramës paguan miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë.

“83.7 përqind e qytetarëve e përcaktojnë korrupsionin e lartë me përhapje të madhe, qeverinë si të korruptuar e s’ka si të jetë ndryshe. Teksa shqiptari mesatar përpiqet të mbyllë muajin, qeveria e Ramës paguan miliona euro për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe luksin e tekat e kryeministrit. Qytetarët duhet të paguajnë rryshfet edhe për të marrë shërbimet e ofruara mnga qeveria.

70 përqind e shqiptarëve ndjehen të pasigurt, shkak kryesor i shpopullimit të vendit. PD do të përdorë të gjithë mekanizmat për tu bërë mburojë e qytetarëve.
Bëjmë thirrje për pjesëmarrje në protesta popullore për të shpëtuar nga kjo qeverisje skandaloze”, tha Hajdari.