“Shpresoj të mos jetë dyfajësi”, Majko për votimin e emigrantëve: Mos flisni me llafe, nuk keni kthyer ende përgjigje për aktin e fundit

“Shpresoj të mos jetë dyfajësi”, Majko për votimin e emigrantëve: Mos flisni me llafe, nuk keni kthyer ende përgjigje për aktin e fundit

Majko

Deputeti Pandeli Majko u ka bërë thirrje partive politike që t’i kthejnë përgjigje letrës që u është dërguar nga KQZ, lidhur me aktin e fundit për ngritjen e Drejtorisë për votimin e shtetasve tanë jashtë vendit. Ai tha se procesi duket se është bllokuar për burokraci, por shpreson që të mos jetë politike apo dyfajësi.

“Shkurt për procedurë…. Duke qenë se sot në rend dite është vendosur ndryshimi i strukturës së komisionit të zgjedhjeve, dëshiroja të ngrija për procedurë, faktin se do ketë risi, do ngrihet drejtoria për votimin e shtetasve tanë jashtë vendit, në KQZ. Por ka një problem, kemi ndryshuar kodin zgjedhor dhe i kemi dhënë këtë të drejt KQZ për të ecur me procedurat, ata sot do miratojnë këtë drejtori të veçantë dhe çudia është se aktet nënligjore nuk kanë dalë akoma për të drejtën e votuesve të shtetasve, është akti i fundit.

Pse u çova tani? Sepse të gjitha ata të partive parlamentare, KQZ u ka dërguar një shkresë, dhe megjithëse ka disa muaj që ky udhëzim ndodhet në sirtarët e partive parlamentare nuk ka asnjë përgjigje. Ne nga një anë bërtasim vota, vota, për shtetasit tanë jashtë vendit, dhe kur vjen fjala për të kthyer një përgjigje qoftë dhe burokratike, nuk kthejmë përgjigje. Kjo ishte arsyeja që mora fjalën, jo me llafe… E kemi bllokuar vetëm për një histori burokratike, shpresoj të mos jetë politike apo dyfajësi”, tha Majko.