Senatorja australiane dënon protestuesit anti-monarki që djegin flamurin kombëtar, fajëson kolegen aborigjene (fotot)

Senatorja australiane Pauline Hanson akuzonte dje kolegen me origjinë nga popujt aborigjenë, Lidia Thorpe se “nuk po tregohet besnike” ndaj Australisë, pasi senatorja e ‘Të Gjerbërve’ kishte marrë pjesë në një nga protestat e shumta anti-monarki pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeta II.

Hanson quante Thorpe ‘të përçmueshme’ pasi ishte mbuluar me bojë të kuqe teksa drejtonte protestën në rrugë, në “ditën e zisë” për vdekjen e mbretëreshës.

Mijëra aktivistë dolën nëpër rrugë në Australi duke kërkuar fundin e monarkisë, teksa në Melbourne, në fjalën e saj Thorpe u tha turmave: “Kurora i ka duart me gjak, njerëzit tanë vdesin ende çdo ditë në këtë vend, çizmja e Kurorës është në qafën tonë dhe ne nuk e durojmë këtë”.

Grupi i drejtuar nga Thorpe ishin lyer me bojë të kuqe që i ngjante gjakut, të cilën e hodhën simbolikisht dhe mbi emblemën e konsullatës britanike në Melbourne.

Por Hanson quante Thorpe të ‘përçmueshme’ para se të dënonte dhe protestuesit anti-monarki, të cilët i quante ‘injorantë’.

“Besoj se ata janë injorantë dhe duhet të kthehen në shkollë, pasi kjo është historia sesi lindi Australia jonë, ne jemi një federatë që qeverisemi vetë, nuk jemi të kontrolluar nga monarkia”.

Ndërsa senatorja nga popujt aborigjene nuk mori pjesë në nderimet zyrtare të Elizabetës, por tha se do të japë opinionin e saj në Senat javën që vjen.

Ndërkohë shumë protesta anti-monarki janë zhvilluar në qytetet e mëdha të Australisë, siç ishte ajo në Brisbane, ku mes qindra protestuesve disa pankarta shkruanin: “Mesazhi ynë për Anglinë dhe monarkinë është të digjet në ferr”

Demonstrime të ngjashme kishte dhe në Sydney, ku në qendër të qytetit është një statujë e Mbretëreshës britanike Victoria.