Replikat/ Partia e Lirisë i përgjigjet Autoritetit të Dosjeve: Ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë janë superfëlliqësira

Reagimit të Autoritetit të Dosjeve mbi deklaratat e Ilir Metës në emisionin Top Story, Partia e Lirisë iu përgjigj përmes sekretarit të përgjithshëm të kësaj force politike, Tedi Blushi.

Në një postim në facebook, Partia e Lirisë përforcoi edhe një herë qëndrimin e kryetarit të saj duke theksuar se superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cenuar të drejtën dhe privatësinë të të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Postimi i plotë:
Mashtrimi dhe falsifikimi i dokumentave janë vepra të rënda penale, sidomos kur kryhen nga zyrtarë përgjegjës për mbrojtjen e autenticitetit të tyre.
Superfëlliqësira janë ata që falsifikojnë dhe mashtrojnë duke cënuar të drejtat dhe privatësinë e të përndjekurve nga ish-Sigurimi i Shtetit.

Të tillë jeni sa kohë keni shkelur me vetëdije dhe në bashkëpunim ligjet.
Ju që u vutë në alarm nga e-mail anonim i një sigurimsi VFLP dhe për një ditë bëtë 7 vendime dhe shkelët 6 herë ligjin, ju e dini shumë mirë se kush është I.M.

Ju që nga 3 Gushti nuk i ktheni përgjigje viktimës për të cilën u “alarmuat”, ju jeni të korruptuar deri në fyt nga Edvin K. Rama dhe Larva e tij, me leje ndërtimi dhe ndërtime pa leje.
Turp që për hir të korrupsionit tuaj dhe të të afërmve tuaj mashtruat Kuvendin dhe opinionin publik.

Nuk keni për t’i shpëtuar kurrë dënimit ligjor!
Koha e sigurimsave dhe e patronazhistëve ka përfunduar njëherë e përgjithmonë!